Ankohet Emily: Më zvogëluan buzët dhe gjoksin (FOTO)

Ndjekësit e saj nëpër rrjetet sociale, sidomos në Instagram ku është tejet aktive, duhet të ndjehen si fansat më me fat në botë. Emily Ratajkowsky u mbulua vetëm me krahët e saj në pjesën e sipërme të trupit në shkrepjen e radhës të “dhuruar” për ndjekësit e vet në Instagram.

Modelja 26-vjeçare është një ndër më të kërkuarat në pasarelë dhe mbërriti e paprekur pas një reagimi të mëhershëm të saj, ku kritikoi një revistë franceze, pasi sipas saj i kishte modifikuar foton.

Emily publikoi dy imazhet, origjinalin dhe imazhin e përdorur nga revista “Madame Figaro”, ku ishin zvogëluar buzët dhe gjoksi. “Më vjen keq kur shoh një imazh timin të prekur me Photoshop në të tillë mënyrë”, komentonte ajo.