Dhimbje koke të tmerrshme të një gruaje, u shkaktuan nga një merimangë që jetonte brenda veshit të saj, shkruan Mirror. Merimanga me tetë këmbë u ekzaminua nga mjekët. Gruaja shkoi në spital me dhimbje koke të forta, që të gjitha filluan pasi ajo ra në gjumë në terracën e saj. Pacientja e identifikuar si Lekshmi La, iu tha mjekëve se ajo kishte dhimbje bezdisëse dhe ndjesi shpimi gjilpërash brenda veshit të saj të djathtë. Më pas, mjekët në një spital në Indi, zbuluan çfarë ishte problemi. Njëri prej tyre tha: “Është e rrallë të shohësh një merimangë të gjallë që lëviz brenda kanalit të veshit të dikujt”, sipas Indian Express.