Shkup, 21 nëntor – Shumica e qytetarëve nuk duan amnisti për ngjarjen në Kuvend më 27 prill, tregoi anketa më e re e TV Telma dhe QMBN që e ka realizuar agjencia M-prospekt.
Në pyetjen “A vlerësoni se duhet amnisti për pajtim politik në vend” 56,9 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk duhet amnisti, por zbatim i drejtësisë.
Gjithsej 24,8 për qind e qytetarëve vlerësojnë se amnistia do të sjellë pajtim politik.Të tjerët janë përgjigjur me “nuk e di” apo kanë refuzuar të japin përgjigje.
Qytetarët nuk duan as zgjedhje. Shumica pothuajse 59 për qind vlerësojnë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje për ngjarjet politike në vend, ndërsa 33,5 për qind vlerësojnë se janë.
Anketa është zbatuar në telefon prej datës 7 deri më 15 nëntor, ndaj 1.014 personave ndërsa krahas qëndrimit për këto pyetje, e mati edhe rejtingun e partive dhe politikanëve