Nëse tani mbahet referendum për qëndrimin apo daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, shumica e britanikëve do të prononcoheshin që vendi të mbetet pjesë e unionit, tregojnë rezultatet nga anketa e sotme e publikuar në agjencinë “JuGov pul”.
Sipas këtij hulumtimi, nëse përjashtohen të papërcaktuarit dhe ata që do të votonin, në referendumin eventual, për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE do të prononcoheshin 56 për qind e të anketuarve, derisa 44 për qind do të ishin për Bregzit.
Agjencia thekson se kjo është përqindja më e madhe të mbështetësve të britanikëve për të qëndrim në BE në një anketë nga referendumi për Bregzitin në vitin 2016.
Nga rezultatet e përgjithshme, 48 për qind e të anketuarve do të prononcoheshin për qëndrim të vendit në BE, 38 për qind për dalje, shtatë për qind janë të papërcaktuar, ndërsa gjashtë për qind nuk do të dilnin të votojnë në referendum të ri eventual.
Anketa është zbatuar dje, një ditë pas vendimit të Parlamentit britanik ta refuzojë Marrëveshjen për Bregzitin, me pjesëmarrjen e 1.070 qytetarëve në Britani të Madhe.