Berlin, 27 dhjetor – Pothuasje gjysma e gjermanëve konsiderojnë se kancelarja Angela Merkel duhet të tërhiqet nga pushteti para zgjedhjeve të ardhshme të rregullta parlamentare në vitin 2021, tregojnë rezultatet nga anketa e porositur nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Anketa, e kryer nga Jugav, e publikuar sot, tregon se rreth 47 për qind të të anketuarve dëshirojnë që Merkel të tërhiqet para skadimit të mandatit të saj, ndërsa 36 për qind – të mbetet në pushtet deri në fund.
Mbështetja për Angela Merkel ishte më e fuqishme menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në tetor. Anketa e Jugav atëherë tregoi se 36 për qind e votuesve janë për tërheqje sa më të shpejtë të kancelares, ndërsa 44 për qind dëshironin që ajo të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.
Negociatat për koalicion mes bllokut kontravers CDU/CSU e Merkelit dhe socialdemokratëve duhet të fillojnë më 7 janar. Ato duhet të çojnë drejt përsëritjes së koalicionit të madh, apo drejt formimit të qeverisë së pakicës në krye me Angela Merkelin. Por, nëse negociatat nuk kanë sukses, mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2018, thekson DPA.