Kosova, sipas vlerësimit të 53 për qind të qytetarëve serbë, me çdo kusht duhet të mbetet në përbërje të Serbisë, zbulon anketa e bërë nga Qendra për studime evro-atlantike në bashkëpunim me Cesidin, thotë drejtori i Cesidit Bojan Klaçar, transmeton Koha.net.
“Për ndarjen e Kosovës në veri – pjesa serbe dhe në jug – pjesa shqiptare, ëshë një e treta e qytetarëve, ndërsa kufizimin, me kushtin që veriu t’i përkasë Serbisë, e përkrahin 36 për qind e qytetarëve”, citon “kurir” të ketë thënë Klaçar.
“Për 25 % të qytetarëve, Kosova është e pavarur dhe ata mendojnë se Serbia duhet ta pranojë këtë gjendje e t’i kthehet të ardhmes”, ka zbuluar anketa.
38 për qind e qytetarëve ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë kushtet e BE-së rreth Kosovës.