Anketa në Maqedoni, mbi 40 për qind e qytetarëve pro emrit të ri të shtetit

0

Më shumë se 40 për qind e shtetasve të Maqedonisë do të votojnë për “një marrëveshje” me Greqinë për emrin e ri në referendumin e 30 shtatorit, sipas hulumtimit më të fundit të kryer nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për TV Telma.

Kundër janë shprehur 8.6 për qind të të anketuarve, 6.3 për qind janë të pavendosur, ndërsa dy për qind refuzuan të përgjigjen. 42,2 për qind e të anketuarve nuk kanë reaguar, transmeton MIA. 57.8 për qind e të anketuarve do të dalin në referendum, ndërsa 28.8 për qind do të mbeten në shtëpi, ndërsa 11.2 për qind ende nuk e dinë nëse do të përdorin të drejtën e tyre për të votuar.

Anketa u krye në mes të 7 gushtit dhe 25 gushtit, duke mbuluar 1.000 të anketuar.

Comments are closed.