Athinë, 25 mars – Rezultatet e dy hulumtimeve të mendimit publik në Greqi, të publikuara në gazetat “Katimerini” dhe “Proto tema”, tregojnë se 71,7 për qind dhe 74,5 për qind e grekëve nuk pajtohen me emër që do të përfshinte termin Maqedoni, lajmëron korrespondent i MIA-s nga Athina.
Instituti Grek për Hulumtim dhe Analizë “Dianeosis”, me titull “Çfarë mendojnë grekët”, zbatoi hulumtim në periudhën nga 16 janari e deri më 5 shkurt, ndërsa njëra nga pyetjet ka të bëjë edhe me problemin për emrin.
Rezultatet i publikoi gazeta “Katimerini”, ndërsa pyetja ishte formuluar në dy mënyra, thelbi i njëjtë, por rezultatet me një dallim prej 5,8 për qind.
Versioni i parë ka qenë: “Në kuadër të gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Shkupit, Greqia duhet”:
– të mos pranojë emër të përbërë që do të përfshijë termin “Maqedoni”, për të cilën janë përgjigjur 65,9 përqind e të anketuarve;
– të pranojë emër të përbërë që do ta përfshijë termin “Maqedoni”, për të cilën janë përgjigjur 27 për qind e të anketuarve.
Në formulimin alternativ para pyetjes është shtuar pjesa: “Pas 25 viteve pozicion të qëndrueshëm grek për çështjen e emrit, tashmë e gjithë bota tjetër fqinjin tonë verior e quan “Republika e Maqedonisë”. Përgjigjet përsëri janë kundër termit Maqedonia me një përqindje më të lartë.
Greqia të mos pranojë emër të përbërë që do ta përfshijë termin “Maqedoni” janë 71,7 përqind e të anketuarve, ndërsa 24,6 për qind se nuk kanë problem me emër të përbërë.
Gazeta komenton se përgjigja “jo” është aq e fortë që i bashkon pothuajse tërësisht ato që në referendum në vitin 2015 ka pasur mendim të kundërt, gjegjësisht i bashkon edhe mbështetësit e “jo”-së dhe mbështetësit e “po”-së.
Në hulumtimin e dytë, të zbatuar nga agjencia “Mags” për gazetën “Proto tema”, mes pyetjeve të tjera, të anketuarit është dashur të përgjigjen edhe në atë nëse “Qeveria duhet ta pranojë termin “Maqedoni” në emrin e ri të Shkup apo jo?”
Negativisht janë përgjigj 74,5 për qind, pozitivisht 21,8 për qind, dhe pjesa tjetër 3,7 për qind kanë thënë se nuk dinë ose nuk duan të përgjigjen.
Duke i analizuar rezultatet, gazeta komenton se ajo duhet të theksohet se kundër kompromisit me termin Maqedoni janë 63,5 për qind e votuesve të SYRIZA-s në pushtet, transmeton MIA.