Athinë, 3 prill – Shqetësim i madh për përhapjen e Kovid-19 në Greqi, kënaqësi nga vendimet e qeverisë në ballafaqimin me virusin dhe pajtueshmërinë me ndalesën për lëvizje, shprehin anketuesit grek, tregojnë rezultatet e dy anketave të fundit të opinionit publik të kryera nga agjencitë për vlerësim “Pulse” dhe “Alco” për televizionet greke “Skaj” dhe “Open”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, përcjell Koha.mk
Grekët, 78 për qind sipas njërës dhe 90 për qind sipas anketës tjetër, shprehin shqetësim për epideminë e koronavirusit në Greqi.
Shumica janë të shqetësuar (90 për qind), sesa të frikësuar se do të infektohen me virusin (67 për qind) sipas një ankete për televizionin “Open”, ndërsa, sipas “Skaj”, shqetësim më të madh shprehin personat që janë mbi moshën 60 vjeçare.
Në lidhje me masat e ndërmarra të qeverisë greke për ndalesën për lëvizje të qytetarëve, tetë nga dhjetë të anketuarit në të dy hulumtimet japin vlerësime pozitive.
Sipas “Alco”, 86 për qind besojnë se qeveria i ka marrë masat në kohën e duhur, 80 për qind janë shumë ose mjaft të kënaqur me vendimet e kryeministrit grek, ndërsa sipas “Pulse” 82 për qind i vlerësojnë vendimet si pozitive dhe 83 për qind janë (shumë ose mjaft) të përgatitur të pranojnë zgjerimin e masave tashmë të ndërmarra.
Të ndryshme janë rezultatet në të dyja anketat, në lidhje me masat ekonomike të qeverisë për të punësuarit dhe kompanitë.
Në anketën e “Pulse” për TV “Skaj”, 67 për qind e të anketuarve i vlerësojnë masat si pozitive, ndërsa në tjetrën për “Alco” për TV “Open”, gjysma e të anketuarve thanë se masat për të punësuarit janë të pamjaftueshme, ndërsa 45 për qind të pamjaftueshme për kompanitë.
Kur u pyetën se cili është më i përshtatshmi për kryeministër, 53 për qind e të anketuarve agjencia “Pulse” për TV “Skaj”, e zgjodhën kryeministrin aktual Kirjakos Micotakis, ndërsa 22 për qind liderin e SIRIZA-s, Aleksis Cipras.
Demokracia e Re, sipas të njëjtës agjenci, edhe më tej vazhdon ta fitojë besimin më të madh nga qytetarët dhe është 23 për qind përpara SIRIZA-s së opozitës.
Konkretisht, partia në pushtet fiton 45 për qind, SIRIZA 22 për qind, ndërsa më pas vijon Lëvizja për Ndryshim me 5.5 për qind, Partia Komuniste me pesë për qind, Zgjidhja Greke me 4,5 për qind dhe MERA 25 me 2.5 për qind.
Të pavendosurit dhe ata që refuzuan të përgjigjen ishin tetë për qind, sipas anketës për TV “Skaj”.
Anketa e “Alco” për televizionin “Open” është kryer në periudhën prej 25 marsit deri në 1 prilli të vitit 2020 dhe janë anketuar 1.000 persona, ndërsa në “Pulse” për televizionin “Sky” midis 30 marsit dhe 1 prillit të vitit 2020, janë anketuar qytetarë me të drejtë vote. Te dy anketat janë realizuar përmes intervistave telefonike. (koha.mk)