ANKETA – “Fantomët” të cilët i ka harruar shteti – Problemi i personave pa shtetësi | ,,Фантоми” кои ги заборавила државата,,-Проблемот на лицата без државјанство

24

Në Maqedoni nuk ka një numër të saktë të njerëzve që jetojnë në vend dhe nuk kanë shtetësi. Sipas regjistrimit të fundit të kryer në vitin 2002 dhe rezultateve që u publikuan në vitin 2005, në këtë kategori u regjistruan 17,652 persona. Sipas analizës së Institutit Parlamentar, të dhënat e UNHCR-së mbi “personat në rrezik pa shtetësi” tregojnë se në nëntor të vitit 2017, 573 persona ishin regjistruar pa shtetësi. Vetëm 650 njerëz aplikuan për regjistrim në vitin 2018 me fushatën e Qeverisë për të regjistruar personat që nuk kanë një certifikatë lindje apo dokumentacion tjetër. Derisa partia opozitare Aleanca për Shqiptarët po bën thirrje për një ligj mbi shtetësinë, Qeveria beson se një konsensus më i gjerë është i nevojshëm për të miratuar një ligj të tillë. Aleanca e Shqiptarëve vlerëson se 50,000 njerëz, kryesisht nga Kosova, janë pa shtetësi. Ndërkohë, njerëzit pa shtetësi që jetojnë në Maqedoni përballen me probleme të përditshme. Kjo anketë do t’ju ndihmojë nëse jeni një person pa shtetësi të përgjigjeni për nevojat dhe problemet me të cilat përballeni. Në të njëjtën kohë, ju do të ndihmoni gazetarët e gazetës “Koha” të bëjnë më shumë hulumtime në këtë fushë, por gjithashtu do të theksoni se çfarë duhet të përmbajë ai Ligj në të ardhmen dhe cilat janë përparësitë tuaja. Nëse jetoni në vend dhe nuk keni shtetësi, ju lutemi përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:
__________________

Во Македонија нема точна бројка на луѓе кои живеат во замјава а немаат државјанство  .Според Последниот попис спроведен во 2002 година и резултатите беа објавен во 2005 година,  во оваа категорија биле запишани 17.652 лица.  Според анализата на Паламентарниот Институт,  податоците на УНХЦР за „лицата изложени на ризик од бездржавјанство“ покажуваат дека во ноември 2017 година, се регистрирани 573 лица без државјанство. Само 650 лица се пријавиле за регистрација во  2018 година  со кампањата на Владата за евидентирање на лица кои немаат извод од матичната книга на родените или друга документација. И додека опозициската партија Алијанса за  Албанците бара да се донесе Закон за државјанство , владата смета дека за носење на ваков закон е потребен поширок консензус.  Алијанса на Албанците смета дека 50 000 лица , главно дојдени од Косово се без државјанство. Во меќувреме луѓето без државјанства  кои живеат во Македонија се соочуваат со секојдневни проблеми. Оваа анкета ќе ви помогне доколку сте лице без државјанство да одговорите за потребите и проблемите со кои се соочувате . Воедно на новинарите на весникот ,, Коха ,, ќе им помогнете да истражуваат повеќе во оваа сфера но и ќе укажете на тоа што треба во иднина да содржи тој Закон и кои се вашите приоритети. Ве молиме доколку живеете во земјава а немате државјанство да ни одговорите на следниве прашања:

LAJME TË NGJASHME