Në referendumin e ardhshëm shumica e votuesve do të rrethojnë fjalën “Për”. Në pyetjen “Nëse jeni për anëtarsim në BE dhe NATO, me pranimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”, 41,5 % do të përgjigjigjeshin pozitivisht, ndërsa kundër do të ishin 35,1 %, nuk do të votojnë 12,4 për qind, nuk e dijnë 9,2 për qind, ndërsa 1,9 për qind kanë refuzuar të përgjigjen në Aknetën të cilën e ka realizuar MCMS, shkruan Telma.
Sipas kësaj ankete, një shumicë e madhe prej 66.4 përqind e të anketuarve do të dalin në votime, 19.8 përqind do të bashkohen me iniciativën e bojkotit, 11.9 përqind ende nuk kanë vendosur dhe nuk kanë reaguar 1.9.
Analiza në baza etnike tregon mbështetje bindëse nga shqiptarët dhe shumë më e vogël nga maqedonasit. 45.2 përqind e maqedonasve etnik janë kundër, 27.4 për, dhe pjesa tjetër nuk e dinë ose nuk do të votojnë. Tek shqiptarët etnikë, 88 për qind janë për dhe vetëm 2.2 për qind janë kundër. Sipas strukturës së moshës, 48.2 për qind e të rinjve do të votojnë për, dhe me moshën, mbështetja bie në 34.1 për qind. Një tendencë e ngjashme tregon nivelin e arsimimit – votuesit me arsim të lartë janë mbështetësit kryesorë.
Për marrëveshjen, qytetarët ishin kryesisht të informuar nga mediat – madje 73 për qind, pjesa tjetër nga rrjetet sociale, dhe nga bisedat me të afërmit dhe miqtë. Vetëm 3.1 për qind e kanë lexuar marrëveshjen, por 85 për qind thanë se ishin të njohur me të: 19.5 për qind krejtësisht, 32.6 për qind e mesme dhe 11.6 dhanë vlerësimin më të ulët në shkallën nga 1 në 5.
Për shumicën e të anketuarve, dmth. 48.3% e tyre, pyetja e referendumit është e qartë dhe e kuptueshme, dhe për 44.8% nuk është e qartë. Përveç kësaj, mbështetja për anëtarësimin në BE dhe NATO është e pamohueshme, me 80.2% respektivisht 79.6%.
Anketa ësht realizuar përmes telefonit në një mostër përfaqësuese prej 1026 të anketuarve në periudhën prej 24 korrikut deri më 1 gusht. Rezultatet janë subjekt i një gabimi statistikor prej +/- 3.1 për qind me një nivel besueshmërie 95 për qind të pranueshme.