Shkup, 18 dhjetor – Prokuroria publike në Veles, duke e respektuar afatin ligjor pas pranimit, parashtroi ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës themelore Veles në lëndën për vdekjen e lehonës Maja Kadieva dhe foshnjen e saj të sapolindur.
Me aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës themelore Veles, dy mjekët gjinekologë janë liruar nga akuza se kanë kryer vepër penale – vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve nga Kodi penal, ndërsa mjeku anesteziolog u dënua për veprën e njëjtë penale me dënim efektiv me burg me kohëzgjatje prej katër viteve dhe iu shiptua ndalesë e kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Megjithatë, prokurpori publik vlerëson se në lëndën u bë fjalë për veprim të pandërgjegjshëm të tre mjekëve nga ISHP Spitali i përgjithshëm Gjevgjeli, si pasojë i të cilit gjatë lindjes ka pasur epilog të vdekjes te lehona Maja kadieva dhe foshnja e saj e sapolindur.
Ankesa u parashtrua për shkak të gjendjes së konfirmuar faktike. Në të, Prokuroria themelore publike Veles njofton se nga ana e mjekëve gjinekologë ka lëshime, të cilët së bashku me lëshimet e anesteziologut kanë sjellur deri te vdekja.