Ankesa e Grujevskit në 75, e Boshkovskit në 65 faqe

Selanik, 5 janar  – Gjykata Supreme në Athinë do ta shqyrtojë ankesën e shkallës së dytë të dy ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dheKundërzbulim.

Sipas avokatit të tyre në Greqi, ankesa për Goran Gruejvskin është prej 75, ndërsa për Nikolla Boshkovskin prej 65 faqeve. Kostas Haxijoanu, duke folur për portalin e Selanikut Voria, siç njofton korrespondenti i MIA-a nga Athina, pohon se nuk ka qenë e realizueshme që Këshilli i gjyqtarëve për vetëm 1,5 ditë t’i shohë të gjitha argumentet dhe të gjithë dokumentacionin në 17.000 faqe.

“Ne i besojmë jurisprudencës greke, por duhet të theksoj se vendimi konkret ka më shumë veçori, për këtë edhe më vonë dolëm nga gjykata. Parashtruam edhe apel për Goran Grujevskin prej 75 faqesh, ndërsa për Nikolla Boshkovskin apeli është prej 65 faqe. Në mënyrë të rregullt vendimi është dashur të komunikohet dy ditë pas seancës së fundit. Këto 15 ditë kanë qenë për shkak të problemit procedural, sepse nuk ka pasur përkthyes. Në afat prej një ditë e gjysmë, nuk ishte e realizueshme nga aspekti njerëzor, Këshilli i gjyqtarëve t’i shohë të gjitha argumentet tona. Ne besojmë në jurisprudencën greke. Veçmë kemi parashtruar kërkesë për mbrojtje përmes azilit politik dhe jemi të sigurt se në fund drejtësia do të përmbushet”, thotë avokati Kostas Haxijoanu për portalin Voria.

Ai shton se është i sigurt se drejtësia do të përmbushet në Gjykatën Supreme.

Edhe avokati i dytë i Nikolla Boshkovskit dhe Goran Grujovskit, Petar Vasilev pohoi se do të parashtrojnë ankesë deri te Gjykata Supreme ndaj vendimit të sotëm për ekstradimin e tyre në Maqedoni.

“Vendimi i Gjykatës është negativ për mbrojtjen, por ne besojmë në Gjykatë dhe në sistemin juridik të Greqisë dhe në kapacitetin e tij demokratik. Për këtë do të parashtrojmë ankesë ndaj këtij vendimi dhe shpresojmë se instancat më të larta do të vendosin ndryshe, sepse kemi shumë argumente në anën tonë dhe për shkak se konsiderojmë se ky është proces politik. Ata janë të pafajshëm sipas Kodit penal. Për këtë shpresojmë se vendimi i instancave më të larta do të jetë i drejtë për klientët tanë”, thotë Vasilev.

Edhe publikimi i vendimit, si dhe dëgjimi, ishin pas dyerve të mbyllura.

Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, që nuk lidhen njëri me tjetrin. Njëri është për pasaporta të falsifikuara, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, për të cilin gjykimi, pas tre anulimeve, do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor, proces që mundet në mënyrë shtesë ta ngadalësojë vendimin eventual pozitiv për ekstradim në Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkovski, të cilët janë mes të akuzuarve nga PSP për lëndët “Fortesa” dhe “Target”, për të cilën u anulua seanca në Gjykatën Penale në Shkup, janë arrestuar nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor të vitit të kaluar, gjatë tentimit që me pasaporta të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan në Budapest.