Turqia i akuzoi forcat qeveritare për shkelje të marrëveshjes për armëpushim në rajonin e qytetit Idlib, që është arritur mes Ankarasë dhe Moskës.
Rusia në konfliktin tetëvjeçar në Siri e përkrah Qeverinë e presidentit sirian Bashar al Asad, ndërsa Turqia u jep përkrahje një pjese të grupeve kryengritëse.
“Regjimi nuk e plotësoi premtimin për armëpushim edhe krahas marrëveshjes”, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulisi Akar.
Sipas ti, eskalimi eventual i përleshjeve në Idlib do të mund të sjell deri në “tragjedi humanitare”. (koha.mk)