Ankara, 17 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çaushogllu deklaroi sot se FB filloi hetim serioz lidhur me Organizatën e ashtuquajtur terroriste FETO të Fetulla Gjylenit.
Çaushogllu saktësoi se në disa vende, duke e përfshirë edhe shtetin Nju-Xhersi, janë zbatuar disa arrestime.
Turqia e akuzon predikuesin islamist Fetullah Gjylen, i cili jeton më SHBA dhe lëvizjen e tij për organizimin e tentimit për grusht shtet në korrik të vitit 2016.
Çaushogllu edhe dje tha se presidenti amerikan, Donald Tramp i ka thënë homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan se Uashingtoni është duke punuar në ekstradimin e Gjylenit.
Turqia prej kohësh kërkon ekstradimin e Gjylenit, i cili jeton në SHBA afro 20 vjet. Gjylen mohon çfarëdo lidhshmërie me tentimin për grusht shtet.