Ankara, 2 maj – Turqia e kritikon Raportin vjetor ndërkombëtar për vitin 2019, respektivisht për liritë religjioze në vendet e tjera, sipas të cilit predikuesi islamik turk Fetullah Gjylen dhe ithtarët e tij janë “minoritet i vogël, i shtypur fetar”, përcjellë KOHA.
Sipas Ankarasë, ky tekst i shtrembëron faktet dhe qëllimisht e anashkalon terrorizmin.
“Emërimi i anëtarëve të FETO-s si myslimanë synitë, të cilët iu nënshtruan shtypjes religjioze, qartë zbulon se deri në cilën shkallë raporti është i anshëm, jashtë realitetit dhe i shkruar nën ndikimin e liderit të FETO-s”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj në deklaratë me shkrim lidhur me raportin për Turqinë, të publikuar dje me titull “Raport ndërkombëtar për lirinë në vitin 2019”.
Aksoj tha se në raport përmenden FETO dhe anëtarët e tij si grup, i cili “akuzohet” nga Qeveria turke për organizimin e grusht shtetit, edhe krahas asaj se gjykata konfirmoi se FETO është organizatë terroriste.
Sipas tij, “vërejtje të tilla në raportin e Kongresit të SHBA-së do të thotë se ata me qëllim i mbyllin sytë për terrorizmin”.
Aksoj theksoi se kritikat e Uashingtonit ndaj Turqisë janë shenjë e politikës së tyre kundërshtuese. (koha.mk)