Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë e akuzoi Departamentin amerikan të shtetit se në kumtesën nga takim mes sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo dhe shefit të diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu gabimisht është transmetuar përmbajtja e bisedave.
“Kumtesa e Departamentit të shtetit jo vetëm që nuk e pasqyron përmbajtjen e takimit, por përfshin edhe çështje që madje edhe nuk u prezantuan në takim”, deklaroi zëdhënësi i MPJ turke, Hani Askoj.
Ai shtoi se kumtesa “duket se ka qenë e përgatitur” para takimit mes Pompeos dhe Çavusogllut.
“Probleme të ngjashme ka pasur edhe në takimet paraprake me amerikanët… kumtesat e tilla duhet të përgatiten më me kujdes”, theksoi Askoj. (koha.mk)