Anijet iraniane janë munduar të konfiskojnë një tanker britanik me naftë në Gjirin Persik

Teheran/Londër, 11 korrik Pesë anije të armatosura të Gardës revolucionare iraniane dje kanë pasur përpjekje të pasuksesshme  të konfiskojnë  tanker britanik me naftë në Gjirin  Persik, transmetoi DPA.

Agjencia bëri thirrje në televizionin Si-En-En,  e cila citon zëdhënësin e komandës qendrore amerikane.

Tankeri ka hyrë në ngushticën e Ormutit, kur ndaj tij janë afruar anijet iraniane (varka patrulluese) dhe e kanë urdhëruar të ndalet  në ujërat territorial iranian, pohoi Si-En-En.

Kapiteni i fregatës “Montrous”,  flotë britanike,  anija që e ka shoqëruar tankerin,  i ka kahëzuar mjetet  drejt anijeve iraniane dhe i ka paralajmëruar të largohen.

Britania e Madhe javën e kaluar ka konfiskuar një tanker iranian me naftë në Gjibraltar nën dyshimin se i shkel sanksionet  kundër Sirisë. Ky gjest solli deri te  kontesti diplomatik mes Britanisë së Madhe dhe Iranit. Tërë kjo ndodh në kohën kur përforcohen tensionet  rreth transportit të naftës nëpër Gjirin Persik dhe veçanërisht me krizën  rreth programit bërthamor iranian dhe marrëveshjen me forcat e mëdha.

Uashingtoni e akuzon Teheranin se qëndron pas serisë së sulmeve të mëparshme ndaj anijeve tregtare në afërsi të ngushticës së Ormutit, shënoi DPA.

Zëdhënësi i Qeverisë britanike deklaroi se varkat iraniane “janë pengesë për kalim”.

Londra zyrtare në mëngjes konfirmoi se “tre varka iraniane janë munduar t’ia zënë rrugën”,  tankerit britanik me naftë në gjirin Persik, që ka sjellur deri te rritja e tensioneve në ngushticën e rëndësishme detare, shkruan gazeta “Gardijan”.

Gazeta shton se sipas informatave jozyrtare, së pari është konsideruar se ka pasur pesë varka iraniane.