Kushtet e motit të acartë që kanë mbërthyer Evropën kanë çuar në një përmbysje të papritur, kanalet në Amsterdam kanë ngrirë duke lejuar banorët që të bëjnë patinazh në ujërat e ngrira.
Për herë të parë pas 6 vitesh, një pjesë e kanaleve të Prinsengracht dhe Keizersgracht janë ngrirë.
Tashme vendin anijet ia kanë lënë banorëve që shijojnë patinazhin duke ecur nëpër akull.