Këngëtarja Rita Ora, në një interviste për revistën britanike ‘Stylist’ është shprehur se në shtëpi flasin shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruaj se sa krenare është që vjen nga Kosova.
E pyetur se çfarë do të thotë të jesh kosovare dhe se si e ka formësuar kjo si grua, Rita është përgjigjur: “Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.
Revista gjithashtu e ka pyetur nëse në shtëpi flasin shqip ndërsa Rita është përgjigjur se është e rëndësishme për ata që të flasin shqip.
“Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip”, është përgjigjur Rita.