Më poshtë keni fanellën që do të veshin të besuarit e Gareth Southgate në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi gjatë qershorit dhe korrikut. Stili i fanellave është një rikthim i kohëve tradicionale, me Nike që ka hequr dorë nga dizajni me mëngët ndryshe që kishte përdorur herën e fundit. Fanella e parë normalisht që do të jetë e bardhë, me emblemë blu dhe logon e Nike. Si gjithmonë fanella e dytë do të jetë e kuqe.
Pantallonat dhe çorapet janë rikthyer te ngjyra blu e errët dhe e bardhë ndërsa fanellat e dyta në të bardhë dhe të kuqe. Dizajni i ri është konfirmuar nga vetë Federata Angleze gjatë pasdites së mërkurë. Ato do të vishen për të parën herë muajin tjetër kur të ketë miqësore të përfaqësueseve.