Anglia është “në kthetrat e një krize të shëndetit mendor” për shkak të pandemisë Covid, me nën 18 vjeçarët që vuajnë më shumë, paralajmëruan psikiatrit anglez. Janë regjistruar numra rekord të fëmijëve dhe të rriturve që kërkuan ndihmë nga NHS vitin e kaluar për probleme të tilla si ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit, ose sepse ata përfunduan në një krizë të shëndetit mendor.
Kolegji Mbretëror i Psikiatërve ka theksuar uljen e ndjeshme të shëndetit mendor, që filloi pas bllokimit të parë në Mars 2020, në një analizë të të dhënave të NHS dhe Zyrës për Statistikat Kombëtare.
Kolegji tha se shërbimet e NHS po luftonin për të përballuar kërkesën. Adrian James, presidenti i kolegjit, tha: “Shkalla e krizës së shëndetit mendor është e tmerrshme, por ka të ngjarë të përkeqësohet shumë para se të përmirësohet. Shërbimet janë në një rrezik shumë real të tejmbushen nga vëllimi i madh i njerëzve që kanë nevojë për ndihmë”.