Në të njëjtën kohë që Kosova luan kundër Bullgarisë, rivalët tanë, Mali i Zi dhe Anglia do të luajnë në Podgoricë. Trajneri i “Tre Luanëve” Garreth Southgate i ka paralajmëruar lojtarët e tij për atmosferën armiqësore që i pret ata në Mal të Zi, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi, transmeton gazeta Koha.
Vizitat e kaluara të Anglisë në Stadiumin e Qytetit në Podgoricë që i zë 15 mijë vetë janë shenjuar me incidente të shëmtuara brenda dhe jashtë fushe. Wayne Rooney kishte marrë karton të kuq pasi ishte nxehur me Miodrag Drudoviqin më 2011 dhe Southgate kishte qenë i pranishëm edhe para gjashtë viteve kur portieri Joe Hart ishte goditur me shkrepësa, lapsa dhe shishe.
“Pres nga të gjithë lojtarët, bile edhe më të rinjtë, që të shfaqin lidership por nga më të vjetrit pres që të shërbejnë si shembuj kur ka momente të tensionuara.” – ka thënë trajneri i Anglisë.
“Mbajtja e përqendrimit është diçka për të cilën kemi folur shumë. Gabimet tona në turne të mëdha shpesh kanë ardhur si rrjedhojë e mungesës së disiplinës. Ata duhet të qëndrojnë të qetë në momente të tensionuara.”
Më tej, ai shtoi: “Do të jetë atmosferë e zjarrtë e pasiononte nga grupet lokale por s’kam asnjë hezitim se kënd do ta zgjedh që të luaj. Kjo është pjesë e edukatës së tyre. Që të jemi ekip i madh duhet të adaptohemi me çdo ambient.”
Të premten, Anglia shkëlqeu në Wembley kundër Republikës së Çekisë duke e mposhtur jo më pak se 5 me 0. Raheem Sterling kishte shkëlqyer me tre gola të shënuar. /Periskopi