“Tre Luanët” morën një fitore 3-0 në shtëpi, në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, por tensionet ishin në pikën e vlimit. Mbështetësit e Anglisë dhe ata të Skocisë u përleshën në “Wembley”, të premten, njofton “telesport”. Golat e Daniel Sturridge, Adam Lallana dhe Gary Cahill u dhanë vendësve një fitore bindëse. Skocezët nuk ishin, në fund të fundit, në gjendje për të bërë diçka në këtë “derbi” dhe e përfunduan lojën duarbosh.
Nëse futbollistët e tyre e nënshkruan armëpushimin të detyruar, sepse u dominuan nga kolegët anglezë, tifozë skocezë u përleshën me ata vendës që para fillimit të ndeshjes.
Tensionet vijuan edhe në fund, kur gazetarët u fokusuan më shumë te përleshjet jashtë fushës së blertë. Anglia, me këtë fitore mbetet dy pikë të qarta para Sllovenisë, në krye të Grupit F, teksa ka mbledhur tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet kualifikuese të deritanishme, ndërsa Skocia është në vendin e parafundit, me katër pikë.