Chris Eubank Jnr e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e mesme, duke e mposhtur në Gjermani turkun Avni Yildirim me Knock-Out në raundin e tretë. Eubank ishte afër të përfundonte duelin qysh në raundin e parë, por Yildirim arriti të qëndronte në këmbë.
Mirëpo, pas duelit lufta vazhdoi në publik. Ndodhi një përleshje ndërmjet tifozëve të dy boksierëve duke përshirë edhe pjesëtarë të ekipit të boksierëve, gjithsej 50 persona shumica prej të cilëve tifozë të Yildirim. Në fakt ishin tifozët e turkut që e nisën zënkën, ndërsa disa persona u përgjakën pasi tifozët hodhën edhe gjësende të forta, duke përfshirë këtu edhe karriget. Trazirat ndërmjet anëtarëve të dy kampeve ishin paralajmëruar edhe para duelit, pasi gjatë prezantimit zyrtar ndodhi një konfrontim ndërmjet anëtarëve të stafit të dy boksierëve.