Një ushtar që ka luftuar në Luftën II Botërore ka thënë se ka vendosur të jetojë si femër në moshën 90-vjeçare, pas një jete të tërë kur ka mohuar gjininë e vërtetë. Patricia Davies nga një fshat i Leicestershire në Britaninë e Madhe thotë se e ka ditur gjininë e saj që në moshën 3-vjeçare, por ka jetuar me frikë se njohja e vetes do ta bënte të ndahej nga familja dhe komuniteti. Megjithëse qëndroi me bashkëshorten 30 vjet me radhë, Patricia, me emrin e lindjes Peter, vendosi të jetojë veçuar, derisa disa adoleshentë i panë veshjet e femrave që mbante në shtëpi. Sidoqoftë, 1 vit më parë pensionisti vendosi të transformohet dhe të pranojë gjininë e tij, duke ua rrëfyer sekretin edhe fqinjëve. “Më duket sikur hoqa një barrë të madhe nga supet. Po jetoja një gënjeshtër. Fillova t’ua them komshinjve në fillim e ata më përkrahën duke më thënë të zgjedh çfarë më bën të lumtur”,- tregoi Patricia, duke shtuar se ka pëlqyer që e vogël lodra vajzash, por asnjëherë nuk ka mundur të bëjë hapin final të njohjes së vetes së vërtetë. Më tej, Patricia tregon se kur luhej Peter Pan, dëshironte të bënte fluturën si rol. “Përherë më kanë tërhequr femrat, por jo në mënyrë seksuale. Nuk jam gay. Tërheqja ime ishte se doja të isha si ato, por jo seksualisht”, vijon ajo. Patricia qëndroi e martuar me bashkëshorten për 63 vjet me radhë. Që prej asaj kohe, ajo vendosi të shfaqet publikisht si një femër, sepse tashmë nuk ka asnjë frikë nga mentaliteti i njerëzve.
Anglezi e kupton pas 90 vitesh se është… femër (FOTO)
Leave a comment