Shkup, 18 qershor – Brezat tanë të ardhshëm duhet t’i shohin përfitimet ekonomike nga marrëveshja me Greqinë. Pavarësisht nga shpenzimet që mund të krijohen nga implementimi i kësaj marrëveshje, përfitimet janë shumë të mëdha, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev.
Sipas tij, çështja e emrit është nga sfera e politikës së jashtme, por është edhe ekonomike sepse të gjithë investuesit kur vijnë në ndonjë shtet pyesin se a është i qëndrueshëm dhe nëse në të ka sundim të së drejtës.
“Përfitimet ekonomike nga marrëveshja me Greqinë dhe nga zgjidhja e këtij problemi apo çështje për gjeneratat tona të ardhshme do të jenë në mënyrë të pakrahasueshme më të larta nga cilido shpenzim që do të krijohej për implementimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Angjushev.
Vlerësimi i tij është se në pjesën e institucioneve të cilët dua të ndryshojnë disa dokumente, me siguri nuk do të ketë shpenzime.
“Kjo është lënë të jetë në një periudhë kohore paralelisht me negociatat e anëtarësimit në BE. Të gjithë në këtë periudhë dhe gjithsesi do të duhet të ndryshojë dokumente ose çfarëdo materiale të tjera të cilat do të shkaktojnë shpenzime, shpjegoi zëvendëskryeministri, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media të Qeverisë me rastin e mbështetjes së investimeve të kompanive.
Angjushev nënvizoi se pas integrimit në NATO dhe BE vendet nga fqinjësia kanë implikime serioze pozitive financiare: rritje të investimeve të huaja, hapje e fondeve evropiane, qasje më e lehtë deri te fondet…