Shkup, 8 nëntor 2018 – Me sjelljen e tatimit progresiv do të kemi shoqëri më të drejtë. Nuk bëhet fjalë për ndryshime të mëdha, por ndryshime të vogla në reformën tatimore që duhet të shkojnë në favor të asaj të krijohet shoqëri më e drejtë, ka thënë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angushev sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” në Televizionin Kanal 5.
Reforma, siç ka qartësuar, duhet të përfshijë 25 milionë euro që janë më pak se një për qind nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.
“Reforma është të thuhet se duhet të ketë një përgjegjësi më të madhe në shoqëri. Nevojitet një grup njerëzish që janë më të suksesshëm, më mirë të paguar, një pjesë të asaj ta transferojnë drejt shoqërisë si përgjegjësi”, ka thënë Angjushev.
Në kontekst të kësaj, shton ai, me këto para duhet të përmirësohet niveli i përgjithshëm i jetesës në Maqedoni.
“Me 25 milionë euro nuk mund të bëni mrekulli në Maqedoni. Por ju e keni bërë hapin e parë dhe do të ndani pak më shumë para për arsimin, kopshtet, shëndetësinë…”, ka thënë ai.
Ka shtuar se brenda natës nuk do të ketë ndryshime të mëdha, por këto mënyra, siç shton, duhet të bëhen. Në pyetjen nëse nuk frikësohet se me këtë do të nxitet ekonomia gri, Angjushev ka thënë se ajo nuk do të ndodhë.
“Nuk them se ajo nuk ekziston dhe nuk them se nuk duhet të rritet lufta me ekonominë gri. Të gjitha këto reforma dhe politika, apo çfarëdo tatimi nëse e zvogëlojmë apo rrisim, paguhet nga ata të cilët kanë punë të rregullt”, tha Angjushev.
Angjushev ka demantuar se është grindur me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, por që ndonjëherë bëhet fjalë për mendime të ndryshme.
Thotë se duron kritika të mëdha, por që është normale, dikush është në këtë funksion.
“Zënkë kinse me Tevodvskin nuk ka pasur. Kemi një format jo formal që quhet Këshill ekonomik. Në atë takim ne debatojmë dhe ndonjëherë ka mendime të ndryshme. Por, ajo është larg nga zënkat dhe mosmarrëveshjet. Në fund merremi vesh. Në Maqedoni nga punë të imëta bëhen punë të mëdha”, ka thënë zëvendëskryeministri Angjushev në pjesëmarrjen në Kanal 5