Shkup, 11 qershor – Zëvendëskryeministri Koço Angjushev edhe krahas rritjes prej 0,1 për qind në tremujorin e parë është optimist se deri në fund të këtij viti mund të realizohet rritja e parashikuar e BPV-së prej 3,2 për qind.
“Absolutisht jam i sigurt se arritja e rritjes prej 3,2 për qind është e mundshme deri në fund të vitit edhe krahas rezultatit të keq nga tremujori i parë. Dëshiroj të theksoj se në tremujorin e parë kemi rritje në të gjitha segmentet e jetesës ekonomike përveç se në ndërtimin e ulët. Në bujqësi kemi rritje prej 6,5 për qind, në industri rritje prej 5,5 për qind, në tregtinë me shumicë rritje prej 11 për qind, në ndërtimtarinë e lartë ka rritje prej dy për qind, ndërsa në ndërtimtarinë e ulët kemi rënie prej 40 për qind”, tha Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjen në Forumin për elektromobilitet në Fakultetin e Makinerisë.
Ai theksoi se rënia prej 40 për qind në ndërtimtarinë e ulët është për shkak të vonesës në ndërtimin e autostradave Ohër-Kërçovë dhe Milladinovc-Shtip.
“Si qeveri ishim të drejtë para vendimit që duhej ta sillnim, ndërsa kjo është a të vazhdojmë të implementojmë projekte të cilat janë të dëmshme për qytetarët nga aspekti financiar dhe janë teknikisht deri në fund të papërpunuara dhe të parregulluara dhe me këtë të gjenerojmë shpenzime që në fund do t’i paguajnë qytetarët, ndërsa në ndërkohë të tregojmë disa numra se ndërtohet ose të qëndrojmë t’i zgjidhim problemet, ndërsa pastaj t’i përfundojmë projektet”, sqaroi Angjushev.
Theksoi se këto projekte gjithsesi do të përfundojnë, por siç tha, jo si deri më tani kur punët shtesë ishin me 56 për qind dallim në çmim nga ajo që e paguan NP për rrugë shtetërore të realizuesit kryesor dhe atë që realizuesi kryesor ua paguan kompanive prodhuese të Maqedonisë.
“Çmimi i tillë është jologjik dhe mendoj se me hapin e tillë do të kursejmë shumë para. Vetëm deri më tani mbi 100 milionë euro kanë shkuar si dallim në çmime të cilat janë të pakuptimta dhe jologjike”, potencon Angjushev dhe shtoi se në pjesën e ndërtimtarisë punët kanë lëvizur në drejtim të gabuar, tani ka arritur që kjo të stopojë dhe në periudhën e ardhshme aktivitetet ndërtimore do të rriten dukshëm.