Shkup, 16 nëntor – Hapi i parë që të jeni biznesmen i suksesshëm është që të dëshironi diçka të bëni, ndërsa pasi që këtë do ta dëshironi fillon procesi i krijimit. Duhet vetëm të inkurajoheni dhe të filloni biznes personal, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev në sesionin informativ për mundësitë e fillimit të biznesit personal dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, start-ap dhe spin-of kompani në Qendrën inovative të Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji informative në Shkup.
Ai theksoi se Maqedonia ndoshta ofron më së tepërmi masa ekonomike si t’u ndihmojë të rinjve në rajon dhe shtoi se ofrohet mundësi për marrje të 5.000 eurove për hapje të firmës, e nëse hapet me dy partnerë 10.000, si dhe 17.000 euro për vetëpunësim nëse personi është deri në moshën 29 vjeçare. Krahas kësaj, janë të kapshme mjete që ofrohen përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe hapësirë falas për punë përmes përshpejtuesve në të cilat mund të merret trajnim si si udhëhiqet firmë. Paratë merren çdo tre muaj pas rezultatit të treguar.
“Rrëfimet për biznese të suksesshme nisen nga idetë bazike, ndërsa kompanitë më të mëdha të ditëve të sotme vijnë nga ideja dhe inkurajimi që të realizohet. Amazon, Epëll, Fejsbuk janë start-ap që para dhjetë viteve, ndërsa tani janë kompani më të mëdha në botë”, tha Angjushev.
I porositi studentët që të ëndërrojnë ëndrra të mëdha.
Angjushev theksoi se konform statistikës botërore nga 10 ide arrijnë vetëm dy, por ato i kthejnë mjetet për të gjitha të tjerat dhe sjellin profit shtesë. Theksoi se koncernet më të njohura botërore të ditëve të sotme para 100 deri në 150 vite kanë qenë firma të vogla familjare dhe shtoi se Maqedonia pikërisht tani është në fillim të krijimit të firmave familjare.