Zv. Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Anti-korrupsion, institucion ky i cili ka konstatuar konflikt interesi dhe ka kërkuar nga kreu i Qeverisë, Zoran Zaev që të kërkoj përgjegjësi nga Angjushev, nën arsyetimin se Angjushev ka marr pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar ulja e doganës për “akumulatorët”.
“Në mënyrë kategorike deklaroj se në kryerjen e funksionit zv. Kryeministër i angazhuar për çështje ekonomike, plotësisht kam respektuar procedurat ligjore. Në rastin konkret lidhur me lëndët e iniciuara nga Komisioni Anti-korrupsion, kemi dorëzuar të gjitha të dhënat dhe dokumentet me qëllim që t’ju mundësojmë të vërtetojnë të vërtetën materiale. Në rastin konkret për uljen e shkallës doganore për akumulatorët, edhe njëherë vërtetoj se në lëndën konkrete kamë dorëzuar deklaratë se tërhiqem nga veprimi dhe vendimmarrja. Nuk i di shkaqet në bazë të të cilave Anti-korrupsioni ka sjell vendimin. Kur ta pranoj me shkrim do të mund të jap koment rreth saj”, thuhet në reagimin e zv. kryeministrit, Koço Angjushev.