Shkup, 10 nëntor – Pa dallim se nëse të hënën do të fitohet ofertë e përmirësuar nga Enekod ose do të hapet çfarëdo lloj procedure në Feni ajo do të përfundojë me riaktivizim të kompanisë dhe me aktivitetin e saj të mëtejshëm afarist për më së voni 1,5 deri në dy muaj.
Këtë sot në Qeveri e porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim për zhvillim inkluziv të barabartë rajonal dhe të qëndrueshëm me ambasadoren zvicerane Sibil Suter Tehada dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu.
“Pritet që deri të hënën Enekod të japë ofertë të përmirësuar ndaj bankave, por edhe në qoftë se kjo nuk ndodh përsëri jam optimist se edhe përmes procedurës gjyqësore do të ndodhë riaktivizim i Fenit për një muaj e gjysmë deri në dy muaj. Për kompaninë ka më shumë investues të interesuar, ndërsa përshtatet edhe çmimi i ferronikelit i cili për momentin po rritet”, tha Angjushev dhe shtoi se është i sigurt se Feni do të përfundojë me riaktivizimin.
Theksoi se negociatat midis Enekodit dhe bankave janë jashtë ingerencave të Qeverisë, por shtoi se procesi me zgjuarsi po ndiqet.
“Do të jemi të kënaqur në qoftë se Enekod i plotëson kriteret e bankave, por edhe nëse nuk arrijnë të dakordohen ekzistojnë grupe të investuesve të cilët janë të gatshëm ta riaktivizojnë kompaninë edhe atë për një muaj e gjysmë deri në dy dhe të jetë në funksion të plotë”, potencoi Angjushev.