Shkup, 4 prill – Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, si dhe mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit në turizëm dhe në bujqësi ishin tema të takimit të sotëm të zëvendëskryeministrit të angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenosë, Zdravko Poçivalshek.
Zëvendëskryeministri Angjushev i transmetoi ministrit Poçivalshek se Ligji për mbështetje financiare të investimeve, me të cilin mundësohet zbatimi i masave nga Plani për rritje ekonomike ka hyrë në procedurë kuvendore dhe theksoi se me këtë Ligj pritet lëvizja e ekonomisë në vend, investime të reja dhe zhvillim më i shpejtë teknologjik, me ç’rast i ftoi kompanitë sllovene të investojnë në Maqedoni.
“Masat nga Plani për zhvillim ekonomik janë jashtëzakonisht atraktive dhe të volitshme për kompanitë. Jam i bindur se kompanitë sllovene do ta njohin mundësinë prë zgjerim të bizneseve të veta mu në Maqedoni. Masat janë konceptuar të jenë të jjejta për të gjithë dhe përmes implementimit të tyre nxitet zhvillimi teknologjik dhe futja e zgjidhjeve inovative në kompanitë, me çka do tëp rritet produktiviteteu, cilësia dhe konkurrenca e kompanive dhe do të mundësohet rritje më e madhe ekonomike në ekonominë e Maqedonisë”, theksoi Angjushev.
Në takim, siç kumtuan nga Kabineti i tij, është biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim në turizëm, me ç’rast minsitri Poçivalshek theksoi se turizmi në Slloveni paraqet rreth 2,7 miliarëd euro, përkatësosht rreth 13 për qind të PBV-së. Ai theksoi se turizmi i banjave në Slloveni merr pjesë me madje 40 për qind në të ardhurat e përgjithshme nga turizmi dhe theksoi se kompanitë sllovene janë të interesuara për të investuar në këtë degë në Maqedoni.
“Sllovenia ka koncept të vendosur mirë për zhvillim të turizmit të banjave. Duke e shfrytëzuar përvojën tuaj, duhet të vendosim bazë të shëndoshë për zhvillim të kësaj dege edhe në Republikën e Maqedonisë, e me atë rast investimet shumë më lehtë dhe në mënyrë më efektive do të relaizoheshin”, theksoi Angjushev.
Në pikëpamje të bashkëpunimit në sektorin bujqësor, ministri Poçivalshek potencoi se prodhimi bujqësor i Maqedonisë në Republikën e Sllovenisë njihet si cilësi e lartë dhe se Maqedonia duhet t’i shfrytëzojë kushtet natyrore për t’i maskimizuar efektet nga bujqësia.
Në vitin 2017 Republika e Sllovenisë ishte e pesëmbëdhjeta sipas vlerës së partnerit tregtar të Republikës së Maqedonisë me vlerë të përgjithshme prej rreth 390 milionë eurove dhe rritje në këmbimin tregtar prej 11 për qind në raport me vitin 2016, prëderisa investimet e drejtpërdrejta të huaja nga ky vend paraqesin rreth 375 milionë euro, me çka Sllovenia është e poizicionuar në vendin e pestë në raport me investimet e drejtpërdrejta të huaja në Republikën e Maqedonisë.