Shkup, 19 nëntor – Në Vjenë filloi mëngjesi zyrtar i punës për kryeministrat e Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurc, në të cilin Maqedonia përfaqësohet nga nënkryeministri i Angazhuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin me Dikasteret Ekonomike, Koço Angjushev.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, Angjushev do të mbajë fjalim në Forumin e 15-të ekonomik në Vjenë ku do të diskutohen temat për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes digjitalizimit deri në rritjen e bashkëpunimit rajonal.
Angjushev do të ketë edhe fjalim në Forumin e 15-të ekonomik në Vjenë, në panel debatin në të cilin fjalime të tyre do të kenë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ndërsa ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, do të mbajë fjalim në panel debatin me ministrat e qeverive të Shqipërisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe të Bullgarisë.