Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Koço Angjushev sot do ta vizitojë fabrikën e kompanisë “Pofiks” në zonën industriale në Tetovë. Gjatë vizitës në Tetovë, Angjushev do të ketë edhe takim me përfaqësues të kompanive anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimor, e cila do të mbahet në qendrën e biznesit të “Universitetit të Evropës Juglindore”.