Shtip, 19 shtator – Qeveria mendon për masën për ngrirjen e kontributeve të punonjësve në industrinë e tekstilit të dhe lëkurëtarisë. Këtë sot e paralajmëroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në tribunën “Perspektivat e ekonomisë së Maqedonisë përmes anëtarësimit në NATO dhe BE”, në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Para punëdhënësve të Shtipit dhe nga rajoni lindor Angjushev sqaroi se një kohë më të gjatë kanë biseduar dhe kanë bërë analiza me përfaqësuesit e kompanitë e tekstilit dhe të lëkurëtarisë, të cilat janë më të rrezikuara nga konkurrenca botërore.
Zëvendëskryeministri theksoi se janë harmonizuar qëndrimet për këtë masë, në këtë rast ai do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm.
Sipas tij, një pjesë e madhe e afaristëve janë, siç tha, jashtëzakonisht mbështetës për çështjen e referendumit, për shkak të ardhmërisë r cilën e ofrojnë BE dhe Aleanca e NATO-së.
Afaristët e Shtipit kërkuan edhe të hiqet garancia bankare për doganat dhe heqja e procedurave të caktuara burokratike gjatë eksportit të mallrave.