Selanik, 14 nëntor – Qeveria mbetet e përkushtuar në reformat lidhur me datën për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian edhe krahas vendimit të fundit të BE-së, si dhe të anëtarësimit në NATO, para së gjithash për sigurimin e qeverisjes së të drejtës, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit dhe jetë më të mirë të qytetarëve, deklaroi sot zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili mori pjesë në panelin “Evropa Juglindore, sfida dhe perspektiva” në kuadër të Samitit që u mbajt në Selanik, transmeton gazeta KOHA.
“Republika e Maqedonisë së Veriut i bën të gjitha hapat e nevojshme për marrjen e datës për hapjen e negociatave, megjithatë BE-ja solli vendim i cili është pjesërisht dëshpërues, ndërsa është i lidhur me proceset të cilat ndodhin në vetë Unionin. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj integrimeve euroatlantike për të cilët mendojmë se bartin stabilitet dhe prosperitet. Anëtarësimi në NATO tani më është i qartë dhe shpresojmë se do të jetë e mundur në fillim të vitit 2020, të cilin presim Parlamenti në Mbretërinë e Spanjës ta ratifikojë protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO”, ka thënë Angjushev.
Sipas tij, siç kumtoi Kabineti i tij, në drejtim të zhvillimit më të shpejtë rajonal, është i nevojshëm përkushtim dhe përfshirje të plotë, veçanërisht në integrimet evropiane të të gjitha vendeve të rajonit.
Angjushev vlerësoi se marrëveshjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë paraqesin shembull të mirë të tejkalimit të çështjeve të hapura bilaterale dhe njëherit veprojnë pozitivisht në bashkëpunimin ekonomik.
“Bashkëpunimi ekonomik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, si dhe me Republikën e Bullgarisë, i shprehur përmes këmbimit tregtar, shënon rezultate pozitive, veçanërisht në vitin e parë pas nënshkrimit të marrëveshjeve me këto dy vende. Si rezultat i këtyre marrëveshjeve, këmbimi tregtar me Greqinë në vitin 2018 është rritur për mbi 20 për qind, ndërsa me Bullgarinë për mbi 15 për qind, ndërsa një rritje e bashkëpunimit është vërejtur dhe në vitin 2019. Përforcimi i bashkëpunimit politik, sjell edhe beneficione ekonomike për rajonin”, theksoi zëvendëskryeministri Angjushev.(koha.mk)