Në katër vitet e ardhshme, Banka Botërore (BB) do ta mbështesë zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut me shumë programe në vlerë të përgjithshme prej rreth 420 milionë euro, ndërsa në bashkëpunim me Korporatën ndërkombëtare financiare (IFC) përgatitet tender për HEC Çerben për muajin e ardhshëm.
Këtë e kumtoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev pas takimeve në Uashington me Siril Miler, nënkryetarin e grupacionit të BB-së të obliguar për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe me Xhorxhina Bejker, nënkryetare e Korporatës ndërkombëtare financiare (IFC) e obliguar për Evropën dhe Azinë qendrore, Amerikën Latine dhe Karaibet.
Në takimet në Bankën Botërore, përveç takimit me nënkryetarin Miler, është realizuar edhe takim pune me grupin e punës për praktika më të mira botërore në financimin dhe ngritjen e konkurrencës, para së gjithash në drejtim të implementimit të Programit për inovacione dhe konkurrencë për katër vitet e ardhshme dhe e cila do të mbështetet nga Banka Botërore.
Njëra prej programeve për të cilat do të ketë mbështetje nga Banka Botërore është përmirësimi i mjedisit të biznesit.
“Aktivitetet do të përfshijnë përmirësim të kapaciteteve transportuese, rrugët, modernizimin e bujqësisë, përmirësim të mjedisit jetësor, ndërsa si segment shumë të rëndësishëm do ta ndajë përmirësimin e kapacitetit për vendosjen e inovacioneve dhe ngritjen konkurrencës së kompanive të Maqedonisë së Veriut. Inovacionet dhe ngritja e konkurrencës janë veçanërisht të rëndësishme për industrializimin e vendit tonë dhe mundohemi që programin e Bankës Botërore ta harmonizojmë me masat të cilat tani më zbatohen përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe Programit për mbështetje të ndërmarrjeve, makro, të vogla dhe të mesme të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Banka Botërore në dhjetor do të realizojë mision në Maqedoninë e Veriut, ku do t’i finalizojmë bisedimet për harmonizimin e programeve”, deklaroi Angjushev.
Ai shtoi se në takim me nënkryetarin e BB-së Miler, është hapur edhe tema për pjesëmarrje në këtë organizatë në Fondin për efikasitet energjetik, i cili do të formohet pas miratimit të Ligjit për efikasitet energjetik. Përmes këtij Fondi do të mundësohet qasje deri tek mjetet financiare të kompanive të Maqedonisë së Veriut që në mënyrë efikase energjetike t’i avancojnë proceset e tyre të prodhimit.
Në takim me nënkryetaren e IFC-së, Xhorxhina Bejker, është biseduar për realizimin e projekteve për hidro elektranën Çerben dhe për lidhjen e kompanive të huaja me furnizuesit vendorë.
“Me IFC-në arritëm marrëveshje dhe harmonizim deri në fund të dhjetorit që të shpallet procedurë e tenderit nën kushte të ndryshuara dhe të tregut. IFC tani më shumë vite ka dijeni për këtë projekt, ndërsa pres me ndryshimet të cilat së bashku me IFC-në i punojmë në gjashtë muajt e fundit, më në fund, pas nëntë tenderëve të pasuksesshëm të kemi tender të suksesshëm për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm energjetik. Pikëpamjet që të ndodh kjo, janë të mëdhaoptimizmi ekziston edhe tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe tek IFC-ja”, thekson Angjushev.
Paraprakisht, zëvendëskryeministri Angjushev mori pjesë në Konferencën e Evropës Juglindore dhe Mesdheut lindor “Strategji të reja – perspektiva të reja” e cila mbahet në organizim të Delfi forumit dhe gazetës “Katimerini”.