Strugë, 15 nëntor – Buxhetet në të gjitha shtetet rriten, ashtu si rritet ekonomia. Kështu që është normale që buxheti të rritet, theksoi zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për projeksionin e lartë të buxhetit për vitin 2019, në pauzën e Takimit të 12-të vjetor të punës së ministrave të Bujqësisë nga EJL, nënvizoi se rritja e bruto prodhimit vendor mund të shihet edhe në rritjen e buxhetit dhe nuk ka dilemë se kjo është rruga e mirë.
“Pagesat nga ekonomia, praktikisht nuk janë ato që e mbushin buxhetin. Ato janë dhëniet e tjera të cilat janë në strukturën e buxhetit”, tha Angjushev.
Në lidhje me borxhin e rritur publik për 600 milionë euro për vitin e ardhshëm, ai vlerësoi se borxhi publik në Republikën e Maqedonisë shënon stagnim në rritjen.
“Nëse e krahasojmë me rritjen e borxhit publik të viteve të kaluara do të shohim se hymë në ujëra më të qetë të huamarrjes. Vlerësoj se kjo bën stabilitet në politikën fiskale në afat më të gjatë. Huamarrja e tillë është e përmbajtur dhe nuk do t’i çrregullojë rrjedhat financiare në Republikën e Maqedonisë”,