Shkup, 22 qershor – Ekonominë në vitet e fundit, posaçërisht gjatë gjashtë muajve të fundit e sollën në një sferë reale. Numrat tregojnë rritje të investimeve, rritje të BPV-së, rritje të eksportit, rritje të pagave, rritje të numrit të të punësuarve. Me ato nuk mund të manipulojmë, as të shtojmë e as të marrim.
Këtë sot e tha zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në një intervistë për TV Telmën, përcjellë KOHA.
Ai potencoi se investimet e vitit të kaluar arriti në 624 milionë euro, nga të cilat 400 milionë janë investime e huaja të drejtpërdrejta dhe 200 milionë fitimi i riinvestuar, në tremujorin e parë ka rritje të investimeve me 9.5 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërtohen 30 fabrika prej të cilave 20 në ZZHTI dhe shtatë ose tetë jashtë tyre. Rritja e BPV-së nga minusi para dy vjetëve më parë tani është katër për qind. Rriten edhe pagat gjatë viteve të fundit në pagën mesatare për gjashtë për qind, ndërsa për dy vjet janë punësuar 50,000 persona, nga të cilat më pak se 2,000 janë në administratën publike ndërsa të tjerët në sektorin real.
Sipas tij me rëndësi është se këto numra janë në baza të ekonomisë reale, të cilat janë konfirmuar edhe në raportin e KB-së.
“Këto shifra bazohen në ekonominë reale, jo në bazë të ekonomisë të imagjinuar nga ana e Qeverisë dhe projekteve të imagjinuara që japin rezultate të shpejta dhe probleme afatgjata. Mendoj projekte virtuale me të cilat do të marrim hua, dhe në të njëjtën kohë do të bëjmë një lloj reklame ndërtimi të themi monumente fasade etj. Përkundrazi, të gjitha këto shifra janë arritur pa huamarrje të Qeverisë shtesë, sepse borxhi publik është i qëndrueshëm për dy vjet. Ajo që marrim hua është që të paguajmë kreditë e vjetra dhe nuk marrim hua me interes më të lartë se ata që ishin. Që do të thotë është rifinancimi për pjesën më të madhe, ndërsa një pjesë shumë e vogël është hua e re. Ajo që është e rëndësishme është se vetëm një ekonomi e tillë mund të japë rezultat në afat të gjatë, kështu që nuk kemi luhatje të mëdha lartë-poshtë”, tha Angjushev.
Ai shtoi se pret që edhe mëtej të mbahet trendi i rritjes së pagave pa dallim nëse Qeveria do të jetë ajo e rrit pagën minimale, por kushtet e tregut do ta bëjnë këtë.
“Do të jemi më të lumtur nëse jetojmë në një ekonomi reale sesa në një ekonomi virtuale, në të cilën shteti gjeneron numra, por kjo duhet të jetë ekonomia reale”, tha Angjushev, duke vlerësuar se kurrë nuk kemi pasur figura më të mira në ekonomi gjatë 27 viteve të fundit.
Sipas tij edhe te qytetarët ka ndikimi nga këto numra, por se dinamika ndoshta nuk është e tillë siç dikush ka shpresuar.
“Të jemi realist dhe objektiv. Nuk ekziston shkop magjik me të cilin shteti brenda natës do të arrijë standardin si në Zvicër apo Gjermani. Dhe ne e dimë këtë dhe të gjithë ata që janë realë e dinë këtë. Por që numrat po përmirësohen dhe rriten për këtë nuk duhet të ketë dilemë, sepse jo të gjithë e kanë ndjerë këtë, por shumë edhe e kanë ndjerë duke parë se paga mesatare për vitin u rrit rreth gjashtë për qind, ndoshta ajo individualisht nuk është rritur, por mesatarja në vend po rritet dhe kjo është një fakt që nuk ka ikje. Janë punësuar 50.000 njerëz dhe nëse ti i pyet ata për ta është pozitiv”, tha zëvendëskryeministri.
Në intervistë ai u përqendrua edhe në projektin për ndërtimin e elektranës “Çebrn” për të cilën tha se ka investues seriozë dhe projekti të ketë sukses për dallim nga ai paraprak pas zgjidhjes së problemeve politike, anëtarësimin në NATO dhe datës për negociata. (koha.mk)