Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe zëvendëskryeministri serb për Tregti, Rasim Laiç sot nga Beogradi në Samitin e 100-të dërguan porosi se duhet të lihen mënjanë historia dhe nacionalizmi dhe të lidhemi me ekonomikisht mes vete, e pastaj edhe globalisht. Në panelin, që u mbajt në kuadër të Samitit të 100-të, dy zëvendëskryeministrat, folën për historinë, nacionalizmin dhe pragmatizmin në ekonomi.
“Të gjithë ne në rajon kemi dëshirë të madhe të lidhemi për Brukselin, por gjëja më e mençur do të ishte të lidhemi ndërmjet vete dhe të bashkuar të lidhemi me Brukselin, me çka Brukselit do t’i shkaktojmë më pak probleme. Historia tregoi se kjo është e mundur”, tha zëvendëskryeministri Angjushev. Në këtë kontekst foli edhe Rasim Laiç, i cili theksoi se për shkaqe politike nuk mundemi me optimizëm të shohim atë që pason, nëse nuk ndryshojmë paradigmën.
“Ne duhet të përcaktohemi se a jemi për nacionalizëm ose për pragmatizëm. Serbia në vitet e 90-ta zgjodhi nacionalizmin dhe e pamë se ku përfundoi ajo”, tha Laiç dhe shtoi se në nivel politik me shumë të tjerë ndjehemi konkurrues, se sa si partnerë.