Delegacion qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev prej sot deri më 26 të këtij muaji merr pjesë në ngjarjet në kuadër të “Konferencës për ekonomi: Ballkani dhe Bashkimi Evropian- Cikli pesëvjeçar i Procesit të Berlinit” që mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Zëvendëskryeministri Angjushev gjatë ditës së nesërme do të ketë paraqitje në panelin “Perspektiva ekonomike dhe evropiane e Ballkanit” ku është paralajmëruar pjesëmarrje e kryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pastaj kryetari i Këshillit të ministrave të BeH Denis Xvizdiq, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrja e Qeverisë së Serbisë Ana Bërnabiq.
Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë është edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili nesër do të merr pjesë në panelin “Bashkëpunimi rajonal si segment i integrimeve evropiane: ekonomia- gjenerator i zhvillimit të përgjithshëm”, bashkë me ministra tjerë të rajonit të angazhuar për çështje ekonomike.
Në kuadër të ngjarjes, anëtarët e delegacionit do të realizojnë takime bilaterale me liderë politik dhe të biznesit nga rajoni.