Çmimet që kompanitë e naftës i definuan në treg, gjegjësisht të pompave të tyre të benzinës janë të njëjta ose të ngjashme siç do të ishin sipas metodologjisë e cila zbatohej deri para ca kohësh. Që do të thotë se ata e bënë një qasje korrekte ndaj tregut dhe nuk i rritën çmimet, edhe pse tregu këtë periudhë është liberal deri në sjelljen e metodologjisë.
Këtë e vlerësoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me çmimet me pakicë të derivateve të naftës që prej sot tregtarët vetë mund t’i përcaktojnë, pas siç thotë informacioneve të shkëmbyera sot në mëngjes me Komisionin Rregullator për Energjetikë.
Kjo mundësi doli për shkak të vakumit juridik të shkaktuar me mosnënshkrimin e Ligjit për energjetikë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për arsye se nuk mundej që në kohë të sillet metodologjia e re sipas së cilës Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) duhet t’i përcaktojë çmimet.
“Shenjë kryesore e ligjit për energjetikë që e sollëm është konkurrenca e sërishme dhe liberalizimi dhe shteti nuk do të përzihet këtu. Përkundrazi shteti vetëm do të vendos prag maksimal të çmimeve të derivateve, ndërsa nën këtë prag u lejohet të gjitha kompanive të naftës apo kompanive që merren me shitjen e derivateve të naftës të vendosin çmime të tyre të tregut. Pragu maksimal është me qëllim që t’i mbrojë qytetarët nga veprimi eventual i monopolit e cila mund të them se ekziston”, tha Angjushev i cili sot pati fjalim në Konferencën e parë rajonale për faktoring si mënyrë alternative e financimit të bizneseve të vogla.
Ai shprehu kënaqësi prej asaj se kompanitë në mënyrë korrekte i kanë vendosur çmimet e tyre në treg dhe prandaj tha Qeveria nuk do të jetë rigoroze në rregullimin e tregut, por do të lë që ai të jetë sa më liberal, njëherësh duke e theksuar faktin se 80 për qind e shitjes me shumicë e derivateve të naftës në shtetin tonë zhvillohet përmes OKTA-s e cila është tregtare kryesore me shumicë në vend.
“Këtu duhet të qasemi me kujdes që në fund çmimin të mos e paguajnë qytetarët e shtetit tonë, ndërsa jo vetëm qytetarët në pjesën e komponentit social, por edhe industria dhe transporti, praktikisht të gjitha segmentet e jetesës ekonomike në shtet që varen prej naftës dhe derivateve të naftës. Që këtu rrjedh edhe kujdesi i KRRE-së, por gjithsesi edhe më tej mbetet të gjitha kompanitë e naftës çmimet e tyre t’i zvogëlojnë, gjegjësisht të konkurrojnë me njëra tjetrën edhe pompat e benzinës nëse dëshirojnë të realizojnë shitje më të madhe, thotë zëvendëskryeministri Angjushev. (koha.mk)