Shkup, 25 tetor – Çfarëdo ndryshimi i politikës tatimore në Republikën e Maqedonisë do të jetë në dobi të qytetarëve dhe të ekonomisë dhe nuk do të ndodhë pa debat të gjerë për çka i gjithë opinioni do të informohet në kohë. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për paralajmërimet për tatime të reja për vetëqeverisjen lokale, pas hapjes së manifestimit të panairit Tehnoma 2017. Precizoi se masat për rritje ekonomike deri në fund të vitit do të shndërrohen në program qeveritar që do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm për të cilën, siç tha, janë paraparë mjete.”Për masat janë organizuar dy debate publike në të cilat kanë marrë pjesë persona të interesuar të huaj dhe vendorë juridik dhe fizik, si dhe odat ekonomike. Ata janë informuar edhe për propozim-masat, ndërsa më pas lamë kohë që të shqyrtohen dhe analizohen dhe të japin propozime konkrete. Jemi të kënaqur që propozime mbërritën prej të gjithë faktorëve të cilët i mbështesin masat dhe në tërësi janë në pajtim për nevojën dhe mënyrën në të cilën janë vendosur. Kanë vetëm vërejtje të caktuara teknike në pjesën e precizimit të tyre të jenë të qartë dhe më decid dhe më lehtë të zbatueshme”, tha Angjushev. Të gjitha vërejtjet, theksoi, do të pranohen dhe do të vendosen në programin i cili do të përkthehet në program qeveritar deri në fund të vitit dhe si i tillë do të zbatohet gjatë vitit të ardhshëm.