Shkup, 2 qershor – Politikat dhe masat ekonomike qeveritare e lëvizën rritjen ekonomike, ekonomia nga virtuale është transferuar në reale, me çka bartës është rritja industriale. Sfidë për ekonominë në periudhën e ardhshme është arsimi dhe duhet të ndryshohet sistemi arsimor sepse mund të bëhet faktor kufizues në realizimin e investimeve kapitale dhe punën më efikase në pjesën e projekteve të cilat janë jashtë Buxhetit, njofton Koha.mk
Këto janë një pjesë e vlerësimeve të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, në fjalimin e tij në forumin me rastin e dy vjetorit të formimit të Qeverisë.
Angjushevi vlerësoi se ky vit do të jetë një nga vitet më të suksesshme ekonomike dhe bëri të ditur se Qeveria ka kapacitet dhe fuqi që të jap një rezultat të tillë.
Rritja ekonomike prej -1,8 për qind aq sa e trashëguam, bëri të ditur zëvendëskryeministri, kaloi në rritje prej 3,2 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Për tremujorin e parë të këtij viti pret numër më të mirë nga tremujori i fundit i vitit të kaluar. Përkundër asaj që në dhjetë vitet e fundit rritja ishte bërë me para borxh prej mbi tre miliradë euro, i tanishmi, siç bëri të ditur, është bërë pa kurrfarë borxhi.
Masat të cilat i ndërmorëm mund të ishin kritikuar, por, siç bëri të ditur, pas dy viteve dhanë rezultate dhe sot BPV-ja kryesisht bazohet në rritjen industriale.
Angjushevi potencon se askush nuk mund të mohojë se ndërtohen 19 fabrika në ZZHTI-të, ndërsa jashtë tyre edhe gjashtë-shtatë fabrika, si dhe se janë rritur investimet e huaja direkte të cilat vitin e kaluar arritën 624 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë mjetet direkte e sjella në shtet për ndërtimin e fabrikave dhe blerjen e makinave 78,9 milionë euro, pesë herë më shumë se mesatarja e shtatë viteve të fundit. Nuk mund të anashkalohet edhe fakti, siç tha, se papunësia ra nën 20 për qind, se janë punësuar 26.600 qytetarë, si dhe se mbi shtatë për qind u rrit neto paga.
Duhet ta largojmë ekonominë nga përllogaritja ditore politike nëse dëshirojmë që të bëjmë të mira për të gjithë qytetarët, ndërsa këto fakte nuk mund t’i mohojë askush, tha Angjushevi.
Ai foli edhe për rezultatet në energjetikë të cilat ishin shënuar edhe në vlerësimet e Raportit të Komisionit Evropian. Për dy vite patëm sukses që shtetin në mënyrë legjislative ta transformojmë në kornizat e Bashkimit Evropian. Atëherë dikush fliste se kjo do të shkaktojë rritje enorme të çmimeve të rrymës, përkundër asaj në dy vitet e fundit nuk u ndryshua dhe për dallim nga rritja e saj për 75 për qind në katër pesë vitet paraprake. Është hapur hapësirë e re për investime në burime të ripërtërishme të energjisë, theksoi, mes tjerash, Angjushev. Në forum debatoi për shumë çështje, siç është ndërtimi i infrastrukturës, planet për zhvillimin rajonal. (koha.mk)