Strugë, 7 qershor – Energjetika është kurora e të gjithë ekonomisë dhe është rrjedhja e ekonomisë në çdo shtet, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Forumin e parë energjetik të Maqedonisë 2018 që sot dhe nesër mbahet në Strugë në organizim të SHA ELEM ku marrin pjesë më shumë se 200 pjesëmarrës nga 18 vende.
“Qeveria nga vetë fillimi ishte përkushtuar si t’i zgjedhë problemet në energjetikë të cilat i kanë trashëguar. Për këtë qëllim prej dje ky hyrë në fuqi Ligji i ri për energjetikë me të cilin do të jepet më shumë hapësirë për punë të gjitha kompanive energjetike dhe do të mundësojë të punojnë dhe ekonomizojnë në bazë tregtare”, tha Angjushev në fjalimin në Forum.
Mekanizmi i konkurrencës, shtoi, ofron mundësi dhe kushte, qytetarët dhe kompanitë të marrin çmim më të lartë në treg.
Duke e prezantuar ligjin e ri para të pranishmëve, zëvendëskryeministri i inkurajoi kompanitë energjetike t’i njohin mundësitë që i ofron me ç’farë do të mundësojnë rritje në ekonominë e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë, sipas tij, është vend tërësisht i varur ekonomik.
Lidhur me infrastrukturën, vlerësoi se Maqedonia është mirë e ndërlidhur dhe se mbetet ende ndërlidhja me Shqipërinë fqinje për të cilën janë siguruar mjete përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tenderi i të cilit do të shpallet në shtator.
Duke folur për gazifikimin dhe sigurimin e gazit natyror, theksoi se maqedonia varet vetëm deri te një ofrues Gazprom që duhet urgjentisht të ndërrohet.
Ambasadori amerikan Xhesw Bejli i përshëndeti përpjekjet e Maqedonisë për intensifikimin në tregun energjetik rajonal përmes ndërtimit të gazsjellësit përmes të cilëve do të lidhet me vendet fqinje.
Këto masa, shtoi, e përforcojnë stabilitetin dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.