Shkup, 25 shtator – Përgjegjësia e farmacistëve është e madhe në sigurimin e mjekimit cilësor, të sigurt dhe efikas, si dhe në pjesën e parandalimit të paraqitjes së gabimeve dhe uljen e numrit të reagimeve të padëshiruara nga ilaçet. Ato janë kyçur në të gjitha nivelet në procesin e sigurimit të ilaçeve për pacientët nga zbulimi i tyre, hulumtimi, prodhimi, distribuimi dhe dhënia, ka theksuar në konferencën për media kryetarja e Odës farmaceutike, Bistra Angelovska me rastin e shënimit të 25 shtatorit, Ditës botërore të farmacistëve nën moton “Ilaçe të sigurta dhe efektive për të gjithë”.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ajo tha se për ilaçet në barnatore të cilat janë në mënyrë legale në tregun e shtetit dhe kanë cilësi përkatëse Agjencia për ilaçe dhe mjetet mjekësore, për të cilat masë është standard farmakopia evropiane që është dokument zyrtar për standardin dhe cilësinë e ilaçeve. Ajo potencoi se Agjencia për ilaçe i kontrollon karakteristikat e tyre posaçërisht në rrugën nëpër të cilën kanë arritur në vend nga prodhimi i substancave aktive deri te efektet e tyre dhe distribuimi nëpër organizëm.
“Tërë kjo kontrollohet dhe ilaçet lëshohen në qarkullim. Për cilësinë e ilaçeve të cilat janë lëshuar në qarkullim dhe shiten nëpër barnatoret garanton Agjencia për ilaçe” potencon Angellovska.
Në lidhje me atë nëse në vend hyjnë ilaçe të falsifikuara tha se kanë shumë pak të dhëna, sepse kjo është në kompetencë të Agjencisë për ilaçe, MPB-së dhe Doganës. Sipas asaj, në përgjithësi nuk lejohet ato të lëshohen në qarkullim, tërhiqen dhe shkatërrohen në mënyrë përkatëse.
Para fillimit të konferencës për media Oda farmaceutike u ndau mirënjohjeje institucioneve me të cilat bashkëpunon, ndërsa studentëve më të mirë nga tre fakultetet farmaceutike në vend u janë ndarë vauçer për dhënien falas të provimit shtetëror dhe marrjen e licencës.