Ikja natyrore e trurit dhe pensionimi janë arsyet për punësimet vijuese në administratë dhe ato nuk janë më të shumta në krahasim me periudhën paraprake. Përkundrazi, tha sot ministrja e Financave Nina Angelovska, njofton KOHA.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve me KFV bankën, pse pikërisht tani ka shumë konkurse për punësime, Angelovska ishte e drejtpërdrejtë se miratime janë dhënë vetëm nëse për këtë janë realizuar kushtet.
“Nuk bëhet fjalë për numër të madh të punësimeve në krahasim me periudhën paraprake, ndërsa harmonizim për punësim nga ministritë kompetente, të Financave ose të Shoqërisë Informatike, jepet vetëm nëse kushtet janë realizuar, nëse kjo është në pajtim me planin vjetor dhe nëse nevoja është e arsyeshme. Në të kundërtën, nuk jepet harmonizim. Shqyrtohet edhe nëse shfrytëzuesi ka mjete buxhetore, si dhe sa është vëllimi i punës”, theksoi ministrja.(koha.mk)