Vjenë, 14 janar – Ekonomia është stabile, ndërsa rritja ekonomike i tejkalon projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët dy herë ishin rritur. Rritje është shënuar në të gjithë sektorët, ndërsa shkalla e papunësisë është në nivelin më të ulët historik, porositi ministrja e Financave, Nina Angellovska në panelin ministror të Forumit “Euromani”, që po zhvillohet në Vjenë, transmeton gazeta KOHA.
Ajo theksoi se realizimet e mira ekonomike mund të përshpejtohen dhe të realizohet sinergji përmes digjitalizimit, e cila, siç theksoi sjellë vlerë më të madhe të shtuar.
“Maqedonia Digjitale ose “Smart Maqedonia” është vizioni ku e shohim vendin gjatë viteve të ardhshme. Prandaj jemi duke punuar me partnerët strategjikë, si Banka Botërore, për të zhvilluar infrastrukturë, aftësi tek fuqia e punës për digjitalizimin e ekonomisë, sektorit publik dhe shoqërisë në tërësi. Duhet teknologjinë ta bëjmë pjesë të çdo sektori si: bujqësi, shëndetësi, arsim dhe përmes kësaj të krijojmë sinergji. Jo vetëm se jemi të përkushtuar ndaj këtyre proceseve, por edhe fuqishëm besojmë se mund ta zvogëlojmë ekonominë gri përmes implementimit të teknologjive dhe ta zvogëlojmë korrupsionin, pasi kompjuterët e eliminojnë mundësinë për paanshmëri në vendimmarrje. Me teknologjitë mund të sigurojmë barazi më të madhe si edhe rritje inkluzive”, tha Angellovska.
Theksoi se tregtia elektronike mund të jetë gjenerator i rritjes ekonomike veçanërisht për vendet e vogla të hapura si vendi ynë, të krijojë vende të reja të punës, t’i lëvizë pagat, ta rrisë konkurrencën dhe të hapë mundësi të reja për kompanitë vendore.
Ministrja e Financave, gjithashtu theksoi se vendi është përkushtuar në eurointegrimet, veçanërisht në pjesën e qeverisjes së të drejtës, përforcimin e administratës publike dhe konsolidimin e ekonomisë.(koha.mk)