Shkup, 26 tetor – Maqedonia e Veriut renditet më së miri në rajon dhe përpara shumë vendeve të Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye nuk mund të flitet për rënie, tha sot Ministrja e Financave Nina Angelovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetare për pozicionin e 17-të të vendit në raportin më të fundit të “Duing biznes”, që gjndet shtatë vendeve më poshtë se viti i kaluar.
“Nuk është një rënie. Kjo varet nga mënyra se si e shihni dhe e interpretoni atë. Është mirë kur krahasohet të shihni të gjithë parametrat. Maqedonia e Veriut është akoma vendi më mirë i renditur në rajon. Nëse i shikoni të gjitha vendet e rajonit, ne jemi renditur më lartnga të gjithë. Nga ana tjetër, krahasuar me anëtarët e BE-së, 24 vende janë poshtë nesh. Prandaj ne nuk mund të flasim për një rënie. Nëse e shikojmë listën, do të shohim se sa vende të zhvilluara janë prapa Maqedonisë së Veriut. Rezultatet tregojnë se ne jemi udhëheqës në rajon dhe në Evropë në drejtim të krijimit dhe drejtimit të një biznesi”, tha Angelovska në kuadër të evenimentit rajonal “Rruga drejt një ekonomie gjithëpërfshirëse dixhitale: si të ndërtojmë një biznes të suksesshëm elektronik për gratë sipërmarrëse”, transmeton KOHA.
Angelovska paralajmëroi se Qeveria do të bëjë analiza dhe do të punojë në përmirësimin e mëtejmë të të gjitha parametrave. (koha.mk)